Persona të maskuar grabisin dy të moshuar në shtëpi, marrin 600 euro

Kronikë

Persona të maskuar grabisin dy të moshuar në shtëpi, marrin 600 euro

Më: 14 maj 2026 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në fshatin Rudë të Malishevës.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 20:30.

Është raportuar se dy të moshuar, derisa kanë qenë në shtëpi, aty kanë hyrë dy të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur rreth 600 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Nuk ka të lënduar, ndërsa rasti në procedurë hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat