E sulmoi inspektorin e shërbimeve publike, arrestohet gjakovari

Kronikë

E sulmoi inspektorin e shërbimeve publike, arrestohet gjakovari

Më: 16 maj 2026 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë.

Kjo, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një inspektor të shërbimeve publike gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj zyrtarit i cili po kryente detyrat e tij zyrtare në momentin e incidentit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat