Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i kërkuar ndërkombëtarisht

Kronikë

Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i kërkuar ndërkombëtarisht

Më: 17 maj 2026 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar është ekstraduar në Kosovë.

Sipas raportit policor, është bërë e ditur se i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar në Kroaci në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kosovare.

Pas arrestimit, i njëjti është ekstraduar në Republikën e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR/ANP-së-Adem Jashari / 16.05.2026 – 00:30. Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet kosovare, në Kroaci është arrestuar i kërkuari m/k dhe i njëjti është ekstraduar në Republikën e Kosovës. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat