Një person gjendet pa shenja jete në lagjen Ulpiana në Prishtinë

Kronikë

Një person gjendet pa shenja jete në lagjen Ulpiana në Prishtinë

Më: 18 maj 2026 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 14:30 në lagjen Ulpiana në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Sipas tij, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana.

Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me identitetin e viktimës e as rrethanat e këtij rasti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat