​Arrestohet një person në Drenas për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Kronikë

​Arrestohet një person në Drenas për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Më: 26 maj 2026 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas.

I dyshuar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar është bërë më 25 maj, lidhur me një rast që kishte ndodhur më 21 maj në rrugën “Imer Alushani” në Drenas.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat