Hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik, intervistohet një person në Prishtinë

Kronikë

Hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik, intervistohet një person në Prishtinë

Më: 26 maj 2026 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një person është intervistuar nga autoritetet policore në Prishtinë, pasi dyshohet se ka hyrë pa autorizim në një sistem kompjuterik dhe ka shkarkuar të dhëna, duke penguar funksionimin e rregullt të sistemit.

Sipas policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, është marrë në pyetje lidhur me rastin e “hyrjes së paautorizuar në sistem kompjuterik”.

Gjatë veprimeve hetimore, në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një laptop dhe një telefon celular, të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

“Prishtinë / 25.05.2026 – 16:30. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pa autorizim ka hyrë dhe ka shkarkuar të dhëna nga një sistem kompjuterik duke penguar funksionin e rregullt të sistemit. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një  llaptop,  një telefon celular si mjete të përdorura për kryerjen e veprave penale. Me  vendim të prokurorit  i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ne raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat