Ndalohen dy shtetas të Kosovës në Maqedoni, dyshohet për kontrabandë të emigrantëve

Kronikë

Ndalohen dy shtetas të Kosovës në Maqedoni, dyshohet për kontrabandë të emigrantëve

Më: 27 maj 2026 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar nën dyshimin për kontrabandim emigrantësh në Maqedoninë e Veriut.

Në një automjet me targa të Kosovës janë gjetur shtatë shtetas të Egjiptit në afërsi të Demir Kapisë.

Policia ka ndaluar dy mjete, një furgon “Folksvagen Transporter” dhe një “Shkoda Oktavia”, të drejtuara nga A.G. dhe G.G.

Sipas MPB-së, automjeti tjetër dyshohet se ka shërbyer si pararendës gjatë transportit.

Dy të dyshuarit janë dërguar në paraburgim 30-ditor, ndërsa emigrantët në qendrën e azilkërkuesve në Vizbeg të Shkupit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat