Vrasje në Prishtinë, ky është dyshimi për motivin e ngjarjes
Në Breg të Diellit në Prishtinë, një person është vrarë mbrëmjen e sotme.
Viktima është Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla”, i cili ka qenë emër i njohur për organet e rendit.
Sipas informatave, ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një borxhi që dorasi i ka pasur viktimës.
“Dyshohet që në mosmarrëveshje e sipër ka ndodhur edhe vrasja. Me sa kemi dëgjuar, ka pasur probleme me dikë, por nuk dihet nëse është dorasi personi me të cilin ka pasur probleme”.
“Fqinjët thanë se i kanë dëgjuar krismat, teksa shtuan se e kanë njohur viktimën, por që nuk kanë pasur ndonjë problem me të dhe nuk është njohur si problematik. Thonë se ka qenë i qetë në lagje”
Po ashtu, është mësuar se “Radulla” është vrarë afër vendit ku ka qëndruar zakonisht, teksa banesën e ka pasur pak më larg vendit të ngjarjes.
Ai ishte rreth të 30-ave.
Trupi i viktimës tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes.
Të shtëna me armë, zbulohet identiteti i viktimës në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, dyshohet se ka mbetur i vrarë Agron Hajdari, rreth 40 vjeç, i njohur edhe me nofkën “Red Bull”.
Sipas informacioneve, viktima ka qenë i njohur më herët për organet e rendit.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se autori i dyshuar i sulmit ka qenë i maskuar, ndërsa është larguar menjëherë pas të shtënave.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime intensive për të zbardhur rrethanat e plota të rastit dhe për identifikimin e autorit të dyshuar.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, humb jetën një person
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në Prishtinë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Lajmin e ka konformuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Enis Pllana.
“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull).
Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Pllana.
Të shtëna në kryeqytet, dyshohet për një të plagosur në Prishtinë
Disa krisma armësh janë dëgjuar në Prishtinë, pak momente më parë.
Janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes në “Breg të Diellit”, ku dyshohet për një person të plagosur.
Disa policë janë parë në kërkim të të dyshuarit përkitazi me këtë rast.
Poashtu edhe ndihma e shpejtë është në vendin e ngjarjes.