Arrestohet një person nën dyshimin se i shkaktoi lëndime të rënda trupore një burri

Kronikë

Arrestohet një person nën dyshimin se i shkaktoi lëndime të rënda trupore një burri

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 09:18
Fotoilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se sulmoi fizikisht një burrë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 25 maj në Prishtinë dhe u iniciua si “Lëndim i rëndë trupor”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Prishtinë/  25.05.2026-21:00. Me 02.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat