Arrestohen dy të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 21:29
Pamje nga aksioni

Njësitet e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit kanë arrestuar dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri.

"Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Veriu dhe Njësia për Reagim të Shpejt e Kryeqytetit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku, si rezultat i veprimeve të shpejta operative, kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar dhe të sekuestrojnë armët e përdorura në rast", njofton Policia e Kosovës.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Raporti i plotë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Prishtinë, 06 qershor 2026 – Njësitet e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit kanë arrestuar dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri.

Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Veriu dhe Njësia për Reagim të Shpejt e Kryeqytetit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku, si rezultat i veprimeve të shpejta operative, kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar dhe të sekuestrojnë armët e përdorura në rast.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat