Telefonoi nipin nga kabina e votimit, s’hapet rast penal ndaj të moshuarit në Prishtinë

Kronikë

Telefonoi nipin nga kabina e votimit, s’hapet rast penal ndaj të moshuarit në Prishtinë

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 19:27
Fotoilustrim

Një i moshuar është shoqëruar sot nga policia në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, pasi dyshohet se telefonoi një familjar nga kabina e votimit.

I njëjti, për median deklaroi se nuk e dinte që ky veprim mund të bartte pasoja ligjore.

Ndërsa Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj, udhëheqësja e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, në një prononcim për gazetarin Liridon Zeqiri, tha se lidhur me këtë rast, nuk është hapur asnjë rast penal.

Pasi që nuk ka pasur asnjë element për dyshimin për kryerjen e ndonjë vepre penale”, thuhet në përgjigjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat