Vrasje në Gjakovë, një person humb jetën pas plagosjes me mjet të mprehtë

Kronikë

Vrasje në Gjakovë, një person humb jetën pas plagosjes me mjet të mprehtë

Nga: Bota sot Më: 8 qershor 2026 Në ora: 09:26
Ilustrim

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në Gjakovë, pas një përleshjeje ku dyshohet se është plagosur me mjet të mprehtë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 qershor 2026, rreth orës 21:32.

Raportohet se disa persona janë përfshirë në një përleshje, ku si pasojë një mashkull kosovar ka pësuar plagë, që dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente, por mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit, një person është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat