Një person është arrestuar nën dyshimin se ditë më parë kishte kanosur një burrë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës”.
“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 16.06.2026 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte kanosur viktimën mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.