Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 09:07
Policia

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Luginën e Diellit të Zveçanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë dative 18 dhe 19 qershor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante policore dhe mjeku kujdestar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat