Dhunë në familje, burri dyshohet se rrahu gruan në veri të Mitrovicës

Kronikë

Dhunë në familje, burri dyshohet se rrahu gruan në veri të Mitrovicës

Më: 21 qershor 2026 Në ora: 08:57
Fotoilustrim

Dhuna nuk po ndalet në Kosovë.

Një grua ka raportuar dhunë nga bashkëshorti i saj në Mitrovicën e Veriut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 00:00.

“Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat