Arrestohet 26-vjeçari i dyshuar për djegien e një veture në Prishtinë

Kronikë

Arrestohet 26-vjeçari i dyshuar për djegien e një veture në Prishtinë

Më: 29 qershor 2026 Në ora: 09:48
Fotoilustrim

A.Sh (26-vjeç) është arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie.

Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur më 6 qershor në rrugën “C” në Prishtinë, ku ishte djegur një veturë dhe i janë shkaktuar dëme një veture tjetër.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie. Rasti ka ndodhur më datë 06.06.2026, në rrugën “C” në Prishtinë, ku është djegur një veturë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri tek një veturë tjetër. Lidhur me këtë rast, nga hetuesit policorë të NjHP-së është arrestuar i dyshuari: A.Sh, 26 vjeç, mashkull”, njofton Policia.

Bëhet e ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat