Arrestohet një person në veri nën dyshimin se sulmoi nënën

Kronikë

Arrestohet një person në veri nën dyshimin se sulmoi nënën

Më: 7 korrik 2026 Në ora: 09:06
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicë të veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën dhe u iniciua si “Dhunë në familje”.

“Mitrovicë veri 06.07.2026-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat