Aksident mes dy veturave në Ferizaj, lëndohet një person

Kronikë

Aksident mes dy veturave në Ferizaj, lëndohet një person

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 22:10
Fotoilustrim

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:34, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjete, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 19:34, në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në vetura, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka deklaruar Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat