Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë të Jugut, trupi i pajetë dërgohet për obduksion

Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë të Jugut, trupi i pajetë dërgohet për obduksion

Më: 13 korrik 2026 Në ora: 08:58
Ilustrim

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Mitrovicë të Jugut, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 12 korrik.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë” dhe hetimet janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat