U aksidentua në qershor, vdes gruaja nga Fushë Kosova

Kronikë

U aksidentua në qershor, vdes gruaja nga Fushë Kosova

Më: 14 korrik 2026 Në ora: 08:53
Fotoilustrim

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, pas të cilit iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Siç njofton policia, viktima fillimisht ishte raportuar në një rast të regjistruar më 5 qershor në rrugën “Nënë Terezë” në Fushë Kosovë. Gjatë ditës së djeshme, gjendja e saj shëndetësore u rëndua dhe ajo u transportua me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Vdekja e saj u konstatua nga mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat