Tragjike: Vdes 62-vjeçari, dyshohet se ra nga kulmi i shtëpisë në Prizren

Kronikë

Tragjike: Vdes 62-vjeçari, dyshohet se ra nga kulmi i shtëpisë në Prizren

Më: 14 korrik 2026 Në ora: 08:59
Fotoilustrim

Një 62 vjeçar e ka humbur jetën, pasi që dyshohet se ra nga kulmi i shtëpisë së tij në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur dje, më 13 korrik, në rrugën “Kalaja e Krujës”.

Emergjenca e kishte njoftuar policinë se viktima është gjetur pa shenja jete.

Rasti është konfirmuar edhe nga organet e rendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat