64 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2617 gjoba

Kronikë

64 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2617 gjoba

Më: 17 korrik 2026 Në ora: 09:10
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar një aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 43 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2617 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 11 persona, 8 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat