Lipjan- Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë kontrollit në Qendrën Korrektuese në Lipjan janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Qendra Korrektuese, Lipjan / 21.07.2026 – 10:20. Është raportuar se gjatë kontrollit në lokacionin e lartcekur është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia.