E rëndë në Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

Kronikë

E rëndë në Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

Më: 26 korrik 2026 Në ora: 08:34
Fotoilustrim

Një rast i rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka vdekur pas ngufatjes nga ushqimi.

Sipas policisë, viktima ishte dërguar në QKUK pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

Ndërkohë, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të njëjtit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat