Dy persona arrestohen në Mramor pasi dyshohen se shtinë me armë në ajër

Kronikë

Dy persona arrestohen në Mramor pasi dyshohen se shtinë me armë në ajër

Nga: Bota sot Më: 27 korrik 2026 Në ora: 10:50
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në fshatin Mramor të Prishtinës, pasi dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 korrik 2026.

Pas ndërhyrjes së policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole me gas, disa fishekë dhe gëzhoja.

Të dyshuarit, të dy meshkuj kosovarë, janë shoqëruar në polici dhe janë intervistuar lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet për veprat penale "Armëmbajtje pa leje" dhe "Përdorim i armës".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat