Simpatike

Kultura

Simpatike

Nga: Ramiz Spahiu Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:39
Ramiz Spahiu

Simpatike buzëqershizë

Kur m’del n’rrugë prej shtëpisë

Me at’ hap që më bezdisë

Me at’ belin përhollisë

M’ata flokët shpurpurisë

M’ata sy shkëndijisë

Si një yll mes yllësisë

Më shkëlqen prej bukurisë

Kur buzëqesh mes shoqërisë

Mbes pa fjalë e s’mund t’lëvizë

Dh’ashtu mbes e t’vështroj gjatë

Dh’ëndërroj gjatë un’ ditë e natë.

Gjatë ëndërroj moj simpatike

Që të jesh e imja mike!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat