Flamuri shqiptar

Kultura

Flamuri shqiptar

Nga: Atdhe Geci Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:07
Flamuri shqiptar

I nderuar flamur kombëtar

i nderuari i gjithë atdheut

lavdi shenjti  i Dardanisë

lavdi shenjti i Shqipërisë

 

I nderuar flamur i atdheut

i nderuari  i gjithë kombit

t´i je shpipja e shqiptarisë

ji më trimi i të gjithë neve

 

I nderuar  flamur  shqiptar

i  nderuar  i  tëra luftërave

lavdiplotë në Çamëri, dhe

flamur shenjtë në Dardani

 

I nderuar flamur kombëtar

i  nderuar i  gjithë atdheut

ty të kemi më fisnikun, për

bashkimin  e  shqiptarëve!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat