Qasje nga këndi tjetër

Kultura

Qasje nga këndi tjetër

Nga: Skënder Karaçica Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 23:31
Skënder Karaçica

Poeti austriak Hancke i shpërblyer me çmimin Nobel për Letërsi dhe fjala e tij si përkrahës i kryekriminelit dhe të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, provokoi plagët e shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës.

Qarqet kulturore dhe shkrimtarët serbë, pa fije turpi dhe me motive përtej artit poetik,u bashkuan në politikën e ditës në Beograd, ku, përmes skenarëve të njohur antishqiptare (1877-1999) e vranë dhe dogjën deri në shkallë të gjenocidit kombin shqiptar në tokën e vet dhe për tokën e djegur të Kosovës.

Po në këtë humnerë kundër qytetëtrimit evropianë dhe të shqiptarëve në tokën e mbushur me varre e gjak, është mbëyrhtyer poeti austriak Hancke në krah të Serbisë dhe të artit letrar serb, që, përmes krijimatrisë së opusit të shkrimtarëve serbë si Ivo Andriq, i cili për fatin e keq e mori shpëblimin NOBEL për Letësi dhe i njohur si njeri antishqiptar në Ballkan përmes projekteve të njohura për shfarosje dhe dëbim në Turqi në shekullin e kaluar.

Në manifestimin letrar ,,Hancke në Serbi,,që po mbahet në Novi Sad të Vojvodinës, qarqet letare serbe si gjithmonë, artin poetik e bënë me motive të njohura shekullore të urrejtjes të skajshme anstishqiptare dhe të Kosovës, tashti përmes poetit austriak për të zbritur në Hoqë të Madhe të Kosovës me poezinë ,,Zogjtë frigacakë,,dhe me vargun e tij poetik skandaloz dhe të pakuptimtë, që, nën duartrokitjet nacionaliste serbe e sollën poetin në Hoqën e Madhe dhe me ,,motive të vogëla,,(sic!)siç u tha në
Novi Sad, poeti thotë:

...Në fshatin Hoqë e Madhe, është kafiqi ,,Rambuje,, për të shkuar tutje me vargun e qoroditur ,,poetik,, (sic!) sesi poetit austriak po i mungojnë njerëzit nga ,,Rambuje,, se zogjtë figacakë në qendrë të Evropës nuk ekzistojnë, sepse të gjithë kanë ardhë në Haqën e Madhe të Rahovecit(sic!).

Sa skandaloze ky varg ,,poetik,,i poetit Hancke për Hoqen e Madhe, kur vendasit serbë e përgjakën Krushën e Madhe shqiptare një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë gjatë vitit 1998-1999 dhe makineria fashiste e S.Millosheviq për shfarosjen deri në shkallë të gjenocidit të shqiptarëve...!

Poeti Hancke dhe letërsia evropiane, në Novi Sad po promovon tipraret e njohura anti-qytetërim në fillim të këtij shekulli përmes orëve të ,,artit letrar,, serb dhe frymës fashiste kundër shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës...!

Në Novi Sad në manifestimin ,,Hancke në Serbi,, nuk u bë gjë tjetër pos u vra në mes të ditës poeti austriak dhe letërsia e popujve të Evropës...!.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat