Për ty, Shqipëri

Kultura

Për ty, Shqipëri

Nga: Zymer Mehani Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 07:36
Zymer Mehani

-Nuk do ta blej lodrën
Me paratë e xhaxhit,
Kështu tha Iliri...
Sytë mbushur me lot
-Vogëlushëve shqiptarë
Dua t'u ndihmoj...
Ah, nënë Shqipëri..
Zemra ime moj!

S'do dal bashkë me shoqet
As do vë kordele
Tha dhe Liridona...
Nga vaji gulçoi...
Për çupat shqiptare
Për bashkëmoshataret
Gjithçka ç'është imja
Dua ta dhuroj

-Nuk do t'i blej barnat
Për sëmundjen e rëndë
Nëna kosovare, tha
-Dhe unë jam nënë
Do t'i ndihmoj vëllezërit
E motrat e kombit
Sëmundjen e harrova
Pasha diell e hënë

-Jo, jo s'dua tjetër....
Tha ushtar Ademi,
Veç dua t'shtrij dorën
Në këtë katastrofë
Jam ushtar lirie,
Biri i Kosovës
Gjithsesi këtë dhembje
N'forcë do ta shndërrojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat