Lugina feston

Kultura

Lugina feston

Nga: Sevdail Hyseni Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 08:54
Karikatura marrë dhe përpunuar nga interneti

Festën më të dashur

Kombëtare të vitit,

Do ta presim mbyllur

Për hir të Kovidit!

 

Për hir të shtetit

Që s’mërzitet hiq,

Kur s’na lë Flamurin

Ta festojmë me ligj!

 

Kovidi dhe shteti

Ecin n’dy binarë,

Kush nuk i përmbahet

Kapet si shqiptar!

 

Përkundër ligjeve

E masave shtetërore,

Festa e Flamurit

Nuk lihet pas dore!

 

Do t’festoj Lugina

Në kohë pandemie,

Me Flamurin lart

N’kulm të çdo shtëpie!

 

Le të plasin masat

Si kripa në furrë,

Jemi ne shqiptarët

Vdesim për Flamur!

 

Vdesim për pushtet

Gjithë sipas nevojës,

E dini meselenë

E kalit të Trojës?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat