Vargënimit shqip po i shtohet edhe një zë!

Kultura

Vargënimit shqip po i shtohet edhe një zë!

Nga: Rrahman Hyseni Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:54
Majlinda Shaqiri

Disa ditë më parë, në Prishtinë pata një befasi të këndshme. Jam i lumtur që pranova një dhuratë me vlerë për mua. Dhurata është libri “Në sytë e diellit” nga autorja, Majlinda Shaqiri.

Libri më përpiu që nga titulli e në brendi të tij gjatë leximit. Me një stil të veçantë krijimi, ajo paqyron atë që ndjen. Përmes vargut, autorja të jep pozitivitet dhe dashuri ndaj të bukurës, ndaj artit, ndaj jetës dhe ndaj çdo gjëje që na rrethon.

Poezitë e këtij vëllimi poetik kanë forcën e bukurisë e cila buron nga vetë shpirti i autores, kanë aromën e vendlindjes, dashurinë për familjen e saj, për miqtë dhe për të gjithë ata me të cilët udhëton nëpër kohë.

Autorja këndshëm e portretizon figurën e njeriut në përgjithësi dhe të femrës në veçanti me tërësinë e saj dhe vlerat pozitive e negative, por gjithashtu e vë edhe në fokus edhe rolin e saj që zë ajo në familje dhe në shoqëri.

Prandaj, ne poetes Majlinda Zeqiri Shaqiri i urojmë dhe e përgëzojmë për këtë përmbledhje kaq interesante, kurse lexuesve u urojmë lexim të këndshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat