“Një udhëtim i çuditshëm” i shkrimtarit Viron Kona

Kultura

“Një udhëtim i çuditshëm” i shkrimtarit Viron Kona

Nga: Bashkim Saliasi Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 00:07
Bashkim Saliasi

Të vendosësh një libër për fëmijë në biblotekën tënde të familjes, do të thotë që fëmijës, prindit dhe edukatorit i ke dhënë një këshilltarë të zotin, që veç argëtimit artistik, do të ndihmojë të zgjidhësh shumë probleme që dalin gjatë rrugës së të nxënit dhe formimit të botëkuptimit shoqëror dhe shkencor të fëmijëve, të cilët para se të jenë e ardhmja, janë e sotmja.

Nisur nga ky këndvështrim, gjithnjë kam blerë shumë libra për fëmijët, ndër të cilët, edhe ciklin prej dhjetë vëllimesh, ku përshkruhen mjaft bukur historitë dhe aventurat e Bubulinos, vepra këto të shkrimtarit tashmë të mirënjohur Viron Kona. Dhe, pikërisht për këtë cikël vëllimesh e, veçanrishtë për librin “Një udhëtim i çuditshëm, i dhjeti i ciklit të Bubulinos, desha të shprehesha në këtë shkrim.

Që në fillim, dëshiroj të them se lexuesit e vegjël marrin në këtë libër një sërë mesazhesh dhe episodesh mbresëlënëse, me një gjuhë dhe fjalor të pasur e plot kolor, ata njihen me portrete dhe tipe të këndshëm e simpatik për botën e tyre, ku spikat profilizimi i karaktereve nëpërmjet metaforës dhe gërshetimit të një mori figurash letrare.

Sapo fillon të lexosh libin, ndjen dashuri dhe respekt më të madh për gjithçka të bukur në vendin tënd, respekton botën dhe dëshirat e fëmijëve, interesat dhe kureshtjet e tyre, ndërkohë që lind dëshira për eksplorimin e natyrës shqiptare.

Dhe, kjo ndodh sepse fantazia dhe imagjinata krijuese e Viron Konës, shpreh episode dhe ngjarje që mbeten në kujtesë, ato e rrëmbejnë lexuesin e vogël në aventurat e këtij “Udhëtimi të çudittshëm”, ku, ekapedita që drejtohet nga kapiten Liku, nis fluturimin me helikopterin “Kaltërsia e qiellit” mbi rrugën e Arbërit”, drejt Gurit të Bardhë të Matit (Petraalbës), drejt Bulqizës, Peshkopisë, mbi liqenet e Lurës, Korabit…

Personazhi kryesor është Bubulinoja, fëmija që synon përparimin, dijen dhe shkencën, por që ka edhe një botë mjaftë të pasur dhe të bukur fëminore, që i tërheq si me magji dhe pëlqehet shumë nga lexuesit e vegjël, të cilët në një anketim të vitit 2006, e zgjodhën atë si librin më të mirë për fëmijë.

I lauruar gjashtë herë me çmime kombëtre dhe një herë me çmimin ndërkombtar nga UNICEF, Viron Kona është tepër modest. Si një nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë për fëmijë, në librin “Një udhëtim i çuditshëm” ai e njeh lexuesin e vogël dhe me mjaft të reja shkencore nga fusha e biologjisë, historisë, arkeologjisë, gjeografisë dhe kozmosit.

Fatazia e këtij autori arrin deri atje sa, futet krejt në botën e fëmijve dhe flet me gjuhën e tyre, por dhe i tërheq ata atje ku ai synon dhe i zhvillon idenë dhe mesazhin veprës.

Shkrimtari i fton fëmijët në botën e tij të mrekullueshme, i merr për dore dhe i shetit ata në bukuritë dhe veçoritë e kësaj bote, i vë përballë problemeve dhe të panjohurave që duhen hulumtuar e zbuluar, nxit kureshtjen, fantazinë dhe imagjinatën e tyre, por edhe i mëson gjëra që u vlejnë për jetën dhe për të vijuar rrugën e dijes, shkencës dhe përparimit.

Stili dhe gjuha e pastër që përdor Viron Kona në serinë e mbi 25 libravëe, shumica për fëmijë, tregon se botimet e tij u përmbahen të gjitha standardeve gjuhësore e letrare. Këto cilësi tregojnë përkushtimin e shkrimtarit që të edukojë tek lexuesi i vogël drejtshkrimin dhe gjuhën e pasur shqipe.

Fjalori që ai përdor në ndërtimin e fjalive, nuk përmban huazime, por mbshtetet në tabanin kombtar. Me një gjuhë të thjeshtë, që ia përshtat moshës së fëmijve, me mjaftë mjeshtëri, ai arrin të profilizojë karaktere të spikatur dhe intesant në realizimin e tregimeve, por dhe t’i portretizojë me dinjitet e mjeshtëri.

Kështu, ai, nga një libër në tjetrin, sjell risi tipash dhe karakteresh që nuk shlyhen nga kujtesa. Nëpërmjet figurave letrare, shprehjeve frazologjike dhe mendimeve të urta popullore, që autori i përdor në kohën dhe vendin e duhur, arrin të konfirmojë artistikisht madhështinë e bukurisë dhe të vërë në lojë e satirozojë disa vese njerëzore që janë të papranueshme për botën e fëmijve.

-Ja tek po vjen ngadalë-ngadalë dhe i krekosur, si dashi që prinë kopenë,- tha Baxhuli duke nënqeshur me krekosjen e Këmbëgjait.

–Mirëmëngjesi, Këmbëgjatëe! Mirë se na erdhe! –iu përgjigjën të tjerët, thuajse me një zë. Mjekërverdhi iu afrua dhe e qortoi me zë të ulët: - Pse u vonove shumë? Këta u mërzitën me vonesën tënde! Këmbëgjati, duke u krekosur akoma më shumë, iu përgjegj: -Mbretërit apo njerëzit e mëdhenj e të fuqishëm, siç jam unë, vijnë gjithnjë me vonesë në takime, kurse të tjerët, duan apo s’duan, janë të detyruar t’i presin me durim e respekt…

Metafora dhe krahasimi që përdor autori në ndërtimin e dialogut është më se i arrirë dhe i përshtatet moshës së fëmijve, ndërkohë që, autori arrin të transmetojë te lexuesit mesazhin e pjekurisë së personazheve.

Bubulinoja simbolizon tiparet e urtësisë, të njeriut me karakter të fortë dhe këmbëngulës që arrin të finalizojë nismën e nisur dhe të ëndërruar. Ai ka shprehur dëshirën që të jetë i pari njeri që do të shkel në planetin Mars, por tani ka dalë në plan të pare ngrohja globale, dhe, ai, krahas përgatitjeve drejt planetit të Kuq, ka marrë nismën të bëj sa më të ndjeshëm njerëzit e, sidomos fëmijët, për të shpëtuar planetin e Kaltër, “Shtëpinë e Njerëzimit” nga kërcënimi i ngrohjes globale.

Te fëmijët është e zhvilluar fantasia, por është vështirë që të futesh në botën e tyre, kurse zoti Kona e zotëron këtë aftësi të një njeriu –akademik, duke skalitur e portretizuar përkrah Bubulinos dhe shoqet dhe shokët e tij më të afërt si Dardi, Fluturushja, Kokëgjëmbi, Shqipja, Lisiana, Kristi, Laura, Korabi, Lindita, por edhe më të rriturit kapiten Liku, Gjyshi Ambasador, Buxheli, Mareshalli, Diellori, si dhe personazhet që shigjetohen si, i shtuquajturi Shkencëtari Këmbëgjatë dhe Mjekërrverdhi, për të cilët (këta dy të fundit), siç kanë pohuar dhe studiues të letërsisë, konfigurojnë Don Kishotin dhe Sançon Shqiptar.

-Zoti pilot, ngriti zërin Shkencëtari Këmbëgjatë, ai që do të komandojë këtë mjet fluturues modern dhe gjithë ekspeditën, jam unë, Shkencëtari Këmbëgjatë.

-Zotëri, -iu drejtua piloti, unë nuk bëjë shaka. Të komandosh fluturimin e një helikopteri modern është një punë shumë serioze.

-Ju mendoni se unë, Shkencëtari i famshëm Këmbëgjatë, nuk jam në gjendje të drejtojë këtë helicopter!?

-Ju lutem zoti Këmbëgjatë, ju po e teproni, -iu kthye toger Nardi.

-Ti pretendon të drejtosh helikopterin, kurse ka disa muaj që nuk po mëson dot as biçikletën me tri rrota, o Këmbëgjatë, - i tha Buxhuli.

-Sapo hipën në biçikletë, i ndihmuar nga trajneri. Ti zë e bërtet i frikësuar. Të duket sikur ke hipur majë një shkëmbi të lartë dhe po rrëzohesh prej andej….

Zhvillimi i debatit dhe dialogut ndërmjet moshatarëve fletë për përvojën shumë të mirë që ka fituar shkrimtari, i cili fokuson dhe fishkullon artistikisht tipe dhe karaktere me vese.

Ai përcjell te fëmijët mesazhin, se ata nuk duhet të jetojnë me ndjenjën e hakmarrjes, por me ndjenjën e tolerancës dhe mirëkuptimit dhe, i mëson që misioni i tyre është të bëhen të ditur dhe të mençur, njohës të mirë të marrëdhënieve dhe rrethanave të botës ku jetojmë, por edhe mbrojtës të të drejtave të tyre.

Zëri i fëmijve të vegjël, duke qenë të bashkar, nuk do të bier në vesh të shurdhër, por do të bëjë sa më të ndieshëm dhe të ndërgjegjshëm opinionin e njerëzve në luftën kundër ngrohjes globale.

Veçanërisht në tregimin: “Bubulinoja ndez flak zemrat e gurbardhësve të vegjël”, voglushi Bubulino shpërthen me thirrjen drejtuar fëmijëve të Gurit të Bardhë, të Shqipërisë dhe të gjithë botës:

-Po zottërinj, iu përgjigj Bubulinoja, -ne të vegjël jemi, por zëri ynë i bashkuar do të bëhet më i fuqishëm, ai do të shëndrrohet në mijra e miliona kambana për jetën…ne nuk do të lejojmë që mjedisi, natyra dhe hapsirat e gjera ku banojmë të deformohen dhe të dëmtohen nga bloza e fabrikave dhe uzinave, nga mbeturinat e industrisë dhe gazrat e dyoksidit të karbonit…

Do të mbajmë të pastra ujërat, liqenet, lumenjtë dhe burimet, që në to të rrjedhë vazhdimisht uji i pastër dhe i ftohtë si Kroi i Gjeneralit, pranë Vakëfit këtu në Gur të Bardhë…

E shikon këtë bredh? Që të bëhej i tillë, kaq i gjatë dhe i bikur, këtij bredhi i janë dashur mbi 30 vjet, kurse spata dhe sharra e druprerësit të paligjshm e rrëzon atë në tokë vetëm për pak minuta. A duhet ta lejojmë ne një veprim të tillë?

Që në tregimin e parë dhe deri te fundit, gjen episode tepër interesante që të krijojnë ndiesinë e gjallërisë së jetës dhe sidomos të luftës kundër ngrohjes globale që është një shqetësim i gjithë popujve të rruzullit tokësor. Është mjeshtëria e Viron Konës, që arrin të zgjidh konfliktet midis moshatarëve me tolerancë dhe mirëkuptim, -mesazh, që te fëmijët lexues të këtij libri, ndihmon fuqishëm në forminin e karakterit dhe të sjelljes në shoqëri.

-Zoti polic, -ndërhyri Bubulinoja me një zë të qetë dhe të ëmbël, ju lutemi, faleni zotërinë me këmbë të gjata për tonin e zërit të tij…

Ngrohja globale, një fenomen i njohur mbas viteve ’60, trajtohet me mjaftë kopetencë dhe mjeshtëri artistike nga shkrimtari dhe bëhet për lexuesit e vegjël mjaftë e kuptueshme. Duke qenë, autori, një njohës i mirë i shkencave biologjike, gjeografike dhe historike, në libër gjejmë të shpjeguara mjaft dukuri që iu shërbejnë jo vetëm shkollarëve por, pse jo, dhe moshave të rritura. Të shkruash për moshat fëmijnore është një virtyt që rrallë kush e gëzon.

Zoti Kona, mesa arrijë unë të vlerësojë letërsinë për fëmijë, e bënë më së miri dhe me një pasion që rrallë e bëjnë shkrimtarë të tjerë, sepse të hysh në botën e fëmijve nuk është aq e lehtë, por kërkon të njohësh veçoritë e moshës, prirjet dhe interesat, gjë që shkrimtari i përkushtuar e realizon më së miri.

“Asgjë nuk mbetet në mendjen tonë, po nuk kaloi më parë nëpër organet e shqisave”, -ka thënë Aristoteli.

Viron Kona, “jeton” në botën e fëmijëve, duke qëndruar afër tyre dhe duke i njohur nga tipet dhe karakteret, nga sjelljet dhe qëndrimet, nga pëlqimet dhe pakënaqësitë, nga shijet dhe kureshtjet.

Ai, i përshkruan fëmijët në librat e tij me penel nëpërmjet bojërave në një pikturë. Shkrimtari skalit me një penë të hollë tipare, veçori, mënyra sjellje dhe interesa që orientojnë për dije dhe progres. Leximi i këtij libri, më krijoj plotë ndiesi dhe gjendje emocionale, aq sa më dukej vetja sikur, edhe unë si lexues i rritur, jam një pjesëtar i kësaj ekspedite fëmijësh.

E përmenda më lartë, se autori çdo ngjarje që përshkruan e lidh me realitetin dhe ajo bëhet pjesë e tij. Ai ka shkuar vetë në Gur të Bardhë të Matit, ka fotografuar dhjetëra pamje e pejzazhe nga ajo trevë historike, ku Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, kishte një nga kalatë më të fuqishme dhe më të famshme, Petralbën.

Por, autori ka vizituar edhe shtëpinë e Pjetër Budit dhe monumentet e natyrës së Matit, sikurse, ai ka shkuar dhe ka ndenjur për ta bërë sa më realist librin, edhe në Bulqizë, Lurë, Korab…

Nga një bisedë me Viron Konën, jam entuziazmuar kur kam mësuar se ai i shkel vetë të gjitha vendet ku zhvillon ngjarjet dhe aventurat për fëmijë. Ai shkruan librin “Dardi në gadishullin e vetëtimave”, por ama e ka njohur dhe e ka shkelur me këmbë disa herë gadishullin e Karabrunit, njeh me hollësi relievin dhe shpellat e tij të famshme .

Ai shkruan librin “Delfini dy deteve drejt aventurave të reja”, por ama ka shkuar disa herë dhe e njeh mirë ishullin e Sazanit, pozicionin gjeografik, faunën dhe florën e tij. Sikurse. ka shkuar në lagunat e Nartës, Orikut, Karavastasë, Patokut, Kune, Vain…, në kalatë e Kaninës, Amantias, Beratit, Lezhës, Krujës, Rozafës..., në qytetet antike të Apollonisë, Butrintit, Orikut, Albanopulit, Antigonesë, Bylisit...

Vetë kurba e jetës së Viron Knoës, nga një mësues i thjeshtë fshati e, deri drejtor në shkollat më të mëdha të kryeqytetit; nga një njeri me pushtet të lartë-në një punonjës të thjeshtë, - deri në emigrant në Greqi; nga një qytetar i thjeshtë në Shqipëri, që lëviz në këmbë apo me biçikletë, -ka fluturuar me disa tipa aeroplanësh dhe helikopterësh; nga një notar i rritur në bregdetin e Vlorës, njohës i thellë i bregdetit të Jonit dhe Adriatikut, -deri ka lundruar me disa tipe anijesh të flotës tregtare, të peshkimit, dhe ato luftarake detare – deri, edhe me nëndetëse ka lundruar.

Një njeri që ka eksploruar Shqipërinë si rrallë kushë, që ka shkruar reportazhe të mrekullueshme për malësintë e Krujës, për Tepelenën dhe Tropojën, për Belshin dhe Gjirokastërën…, që disponon qindra fotografi të vendeve që viziton, që studjon gjithçka që, materialet e vjetra historike dhe deri tek hartat dhe të dhënat shkencore të kozmosit dhe, sidomos, të planetit Mars ku ai kërkon të shpjerë në mënyrë imagjinare personazhin e tij Bubulinon.

Viron Kona shkon në Budapest pëer një operacion të rëndë për jetën e tij dhe kur kthehet shkruan romanin mjaftë të bukur dhe të pëlqyer: “Dëgjoma zemrën Budapest”, roman, i cili u shpërnda nga vetë hungarezët edhe në linjat e avionëve të Malevit. Vironi caktohet si kryetari Asamblit ‘Labëria’ për të dhënë shfaqe në Turqi dhe, kur kthehet shkruan librin e mrekullueshëm “Yje mbi Bosfor”. Shkon Emigrant në Greqi dhe, kur kthehet, shkruan romanin tashmë të njohur dhe të botuar disa herë “Drithërimat e Yjeve”…

Mund të themi me siguri se ky njeri punëtorë dhe i palodhur, i çiltër dhe human, i ka “provuar” të gjitha, ndaj dhe është mjaftë i dashur dhe i besueshëm për lexuesit, qofshin të rritur, por sidomos për të vegjlit, të cilët i zgjedhin librat që lexojnë, ashtu sikurse zgjedhin edhe lodrat që i pëlqejnë shumë.

Duke qenë një vëzhgues i mprehtë dhe i hollë i dukurive dhe fenomeneve fizike, kimike, biologjike dhe sociale që ndodhin në rruzullin tokësor, në shumë nga librat e tij Viron Kona e ngreh me forcë problemin e mbajtjes së një mjedisi sa më pastër e jetësor.

Janë bimët ato që rregullojnë baraspeshën natyrore dhe i takon njeriut që jo vetëm mos t’i dëmtojë, por edhe t’i shtojë. Eksperimenti i Pristilit, të cilin autori e përshkruan me mjaft zotësi shkencore, është një mesazh që merr lexuesi i vogël në mënyrë që të kujdeset për bimët, por dhe t’i kultivojë ato.

-Unë e di përfundimin, pse të dëgjojë, ia bëri Këmbëgjati. Miu i Pristilit do të ngordhë, dhe, e gjithë bota, pas disa shekujve, do të shkumëzohet e tëra nga zjarret, vullkanet, cunamet, tërmetet, tornadot…

Me një fjalë, ngrohja globle do e kthej në hiç gjithçka…

-Është e vërtetë se, Pristili kreu eksperimentin me miun dhe bimën e mentes përpara akademikëve, eksperimenti dështoi. Dhe, ne e dimë shkakun e dështimit. Eksperimenti u krye në kohën kur Dielli kishte perënduar. Përsëritja e eksperimentit në ditë me Diell vërtetoi suksesin e Pristilit.

Më krijohet përshtypja se Viron Kona, tashmë, është në kulmin e krijimtarisë së tij, ku krahas gjinisë së romanit lëvron me mjaftë mjeshtëri tregimin, që nuk është aq i lehtë, sepse kërkon durim dhe këmbëngulje që të kujdesesh për kompozicionin, profilizimin, tipizimin dhe portretizimin e plotë të personazheve, që të arrish të alternosh ngjarjet dhe episodet me detaje dhe figuracion artistik.

Autori nëpërmjet tregimit zbulon konfliktet që ekzistojnë nga njëri brez në tjetrin, por dialogjet që ndërton çojnë në zgjidhjen e konflikteve me mirëkuptim dhe tolerancë.

Bashkohem plotësisht me mendimin e gjuhëtarit dhe studiuesit të shquar Gjovalin Shkurtaj, i cili kur flet për krijimtarinë e zotit Kona, shprehet se, “befasia më e këndshme e lexuesit në librat e Viron Konës është dialogu midis personazheve. Aty ai është mjeshtër i vërtetë.”

Një ndër veçoritë e librit “Një udhëtim i çuditshëm”, është fokusimi i njerëzve naiv që e kuptojnë diturinë si një rrugë formale. Me njësarkazëm dhe satirë therëse dhe me një gjuhë shigjetuese, shkrimtari godet veset e njerëzve egoistë, mburravec dhe frikacak, sikundër janë Këmbëgjati dhe Mjekërverdhi.

I ashtuquajturi Shkencëtari Këmbëgjatë, mbanë gjithnjë një libër të madh me vete dhe, “bombardon” fëmijët me pyetje nga më të ndryshmet, por vet ai nuk di asgjë, gjithçka që thotë e pyet, e lexon në librin e tij. Por, këtu, shkrimtari e ndërkombëtarizon problemin, duke future dy personazhe të huaj, Alfonson nga Italia dhe Vladislavin nga Hungaria. Alfonsoja, që nuk e zotëron ende mirë gjuhën shqipe, krijon situate të këndshme humori në libër, sidomos kur i drejtohet jo pa ironi Shkencëtarit Këmbëgjatë.

-Ti, zonja Këmbëgjata, je plojektuesi dhe alkitekti më injorant që kam njohur, ti je flikacaku dhe mbulaveci më i madh i historisë botërore.

Këmbëgjati u xhindos nga zëmërimi…

-Ju lutem, zoti Shkencëtar i madh Këmbëgjatë! Faleni mikun tonë për ngatërresat që shkaktuan fjalët e tij,- ndërhyri Vladilavi.

Konfliktin dhe skenat që autori krijon bukur dhe me humor, i shuan dhe i zgjidh me mjaftë mjeshtëri dhe, mendoj se, ky është një mesazh që të krijohet kur lexon “Një udhëtim i çuditshëm”, që nga tregimi i parë deri te i fundit, e bën lexuesin, të jetojë me rrjedhën e ngjarjeve dhe të ndihet si një pjesëmarrës aktiv në to.

Shpjegimi në fund të faqeve i dative historike, toponimeve, emërtimi i kafshve, etj, tregon se zoti Viron është një njohës dhe shfletues i literaturës, ku gjenden informacione që tek brezi i ri përcillen të sakta dhe të mbështetura në argumente.

Nga këto burime, nëpërmjet një tuneli, merret uji që përdoret për hidrocentralin e Lanabregasit, i cili furnizon qytetin e Tiranës me ujë të pijshëm. Viron Kona zgjedh një gjuhë me një fjalor të pasur shkencor të kuptueshëm, që i ndihmon fëmijët të rrisin kulturën dhe të njohin mirë vlerat e vendit të tyre, me qëllim që të jenë të ndërgjegjësuar që ta ruajnë të pastër gjuhën shqipe dhe mjedisin.

Përdorimi i fjalive të shkurtra dhe i pasurisë frazeologjike që përdor shkrimtari tregojnë për shkallën e lartë të intelektit që zotëron. Tregimet rrjedhin natyrshëm dhe, “herë-herë me bubullima” që shoqërohen nga një “stuhi e lehtë”, që shprehin mendimin e një populli të qytetruar, duke vendosur një komunikim të frytshëm me lexuesin. Në tregimet shfaqen natyrshëm gëzimi në sytë e fëmijve kur njihen me moshatarët e fshatit Guri i Bardhë dhe qytezës së Bulqizës, ku spikat gjallëria dhe humori i shëndetshëm dhe del në pah zhvillimi intelektuial i fëmijëve shqiptar, të cilët po ecin me hapin e kohës dhe të sigurt drejt botës moderne.

Në përfundim të shënimeve që hodha në letër mbas leximit të librit; “Një udhëtim i çuditshëm”, të shkruara nga shkrimtari mirënjohur Viron Kona, i këtij njeriu etalon në jetën e tij familjare dhe shoqërore, i pa përtuar dhe shumë i respektuar në shoqëri nga ata që e njohin nga afër, i urojë që pena e tij të mos rresht për asnjë çast, që t’i japi lexuesit krijime sa më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat