Sot as ҫmimin nobel nuk e dua në shtëpi

Kultura

Sot as ҫmimin nobel nuk e dua në shtëpi

Nga: Kalosh ÇELIKU Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

(Babai ditën punonte në arë e Natën ikte në Kërçovë)

Babai, Ditën punonte në arë

Tek Ҫifliku i “Xha Derallës”:

Ku, edhe ka pi Tambël Nane.

Natën, ikte. Turr, pas Ҫuke.

Përvidheshte, si kaçak Mali

Dhiareve, lisave, në Kërçovë.

Zoti e di, ku: Ai, bënte Natë:

Mes Grave besnike. Kurvave?!

Edhe, pse: Me fe, ishte Shqiptar.

E prisnin Ditën e Madhe. Nesër:

Në mëngjes, herët vinte në Shtëpi’.

Nana: Ditenatë, na përkundte në djep.

Babai, ditën: Punonte, në arë”

Natën ikte. Turr, në Kërçovë:

Nana, na përkundte në djep...

(Mushkonjat me Covid -19 ende nuk më lënë rehat)

Edhe, pse: Në prag të Dimrit Madh

Mushkonjat me Covid -19 -të. Gra.

Ende, nuk më lënë rehat mes librave:

“Mjaltë”, kërkojnë te pasuria e Babait.

Pasuri, që Sot e hëngrën hajdutët politik

Iu sulën tavolinës punës. Rakisë Rrushit:

Dhe, Dy shtambave me verë, të Mikes Di.

Parazitët e sotshëm: Edhe Sot, pa Dimër

Iu sulen Tavolinës punës. Rakisë Rrushit.

Edhe, siç duket janë rrospia. Gra, besnike:

Poezisë Grua: Sot, duan t’ia pinë Gjakun...

(I përdorën të gjitha metodat policore dhe partiake)

I përdorën, të gjitha metodat policore

Edhe, partiake. “Patriotike, kuqezi”:

Pasi, erdha nga Prishtina. Dhe, Kosova

Dimër i Madh, në Kërçovë. Dhe, Shkup.

Helmuan, në Shkup. Edhe, në Korçë

E dogjën banesën në lagjen “Ҫair”:

“Xhipin” para dritareve në parking.

Shtëpinë e Gruas besnike në Shkup

Dënim, punoj si mësues në Malësi.

Edhe, pse: Nateditë, prisnin “Fatosi”

“Gëzimi”. Revista letrare për fëmijë’.

Arratisur, pesëmbëdhjetë vite në Malësi

Mes maleve larta: Shi, breshër dhe borë.

Egërsirave Malit. Larg qytetit. Njerëzimit:

Gjoja, jam i dërguar “armik” nga Kosova

I “rrezikshëm”, për shtetin e “përbashkët”.

(Edhe dolën në sipërfaqe si Kunguj Stambolli)

Edhe, dolën publikisht dudumët komunistë

Si Kunguj Fushe Stambolli, në sipërfaqe:

Denoncim, njëzetë nënshkrime në polici.

Sot, që janë strukur gjirit partive politike”

Komuniste. Neokomuniste. SotekësajDite.

Familjare: Vendime pune. Poste Qeveritare

Faqeve, gazetës të “vëllazërim-bashkimit”.

Reagime. Kujdes! I dërguar nga Kosova:

Takime të fshehta ka pasur në Bullgari?!

Dhjetëra mijëra marka i ka dorëzuar mesdite

Partisë Socialiste, vetë në dorë?! Shqipëri.

“Armiku”, i shtetit tonë të “përbashkët”, Që:

Asajkohe, nuk kisha as pasaportë udhëtimi?!

Përmëtepër, Unë, qenkam ai Kryesori 1992:

Ҫështjen Shqiptare dua ta zgjidhë me luftë?!

Qesha. Dhe, i thash Inspektorit polic: Unë dua

Të jem, Ai Kryesori. Po, fatkeqësisht: Nuk jam.

Inspektori, pasi përfundoi bisedën infomramtive

Përderisa, e pritja autobusin në stacion. Rrugë.

Papritmas, e ndali makinën: Eja hip, o burrë!

Tashti, e njoha Inspektorin. Pyeti: Ku, udhëton?

Gjithkund. Vetëm jo, në Stacionin e policisë:

Mundet, në “Bit-Pazar”. Nën Rrap, në Shkup.

Qeshi, Inspektori. Ato, të tutë kur do të shohin

Sesi, ti zbrete mesdite nga makina e policisë

Do, mendojnë, se: Ti je bashkëpuntor i yni?

Qesha. E di, Unë: Bashkëpuntor i kujt Jam

Ia mbylla derën mes të “Bit-Pazarit”. Shkup.

Nuk ka problem. E pranova përndjekjen: Dhe,

Punova me vite mes egërsirave, në Malësi. Liri.

Nuk pranova të jem redaktor i “Fatosit”. Revistë

Dihet, me kushe policore: Bashkëpontor, Rrufjan.

Për fëmijë. Bashkëpunëtor nateditë, në polici

Maleve Malësisë, në Shkupin Historik Shqiptar.

Që, Unë librat më të mirë për fëmijë, asaj kohe

I shkruajta, dhe publikova atyre maleve me borë.

Përgjigja, partiake: Unë, nuk do të vdes dëshmor...

(Lufta Ime në Shtetin e “përbashkët është Poezia ime Kryengritëse)

Edhe, “miqtë” e mi partizanë partiak

Veshur këmbekrye “kuqezi”: Hi-hiii.

Nuk më shajnë Sot, si Dje, në gazeta:

As kërcnohen me komente. Atentate.

Gazetave. Portale partiake me taxhi

Përqafe. Një post politik në Qeveri.

Një vend pune. Një Ҫmim shtetëror

Rrogë argati të marrin pa vend pune.

Rrufjanët, që rrinë në shtëpi. Biruca

Dhe, me shpifje. Denoncime në Polici.

Gazeta. Radio-televizone “shtetërore”:

Debate trusakate të politikanëve qorra

Që, të qajnë ditën. E, të vrasin Natën.

Sot, nuk e djegin banesën. Shtëpinë

“Xhipin” e Babait, para dritareve.

Përditë, nuk më vrasin ende në pusi

Shkaku, shpikjes të një metode të re:

Është i çmendur. Nuk meriton fjalime!

Kurora lulesh plastike, qajmë mbi varr

Shpallim dëshmor. Profet. Përmendore.

Dhe, eci lirshëm në Shkupin Shqiptar...

(Vaksina antiCovid -19 e Dr. Pipero)

Dr. Pipero në një emision televiziv

Dha, këtë vaksinë antiCovid 19 -të:

Ushqim të mirë. Pastërti. Ajër mali

Rreze Dielli. Vitaminë D. Gjumë.

Mos merrni aspirinë. Vaksinë politike

Respektoni rregullat e Qeverisë Mike:

Dënimet. Dhe, burgun në karantinë!


Nuk ka problem. E përkrahi vaksinën

Pipero: Rrezitje në Diell. Vitaminë D.

Receptit mjeksor, i shtova nën Rrap:

Te Libri im me poezi, KORONAVIRUSI.

Posa ka dalë në dritë, pas Çuke. Lisave:

Edhe Dy shtamba me verë të Mikes Di.

Luftë, fytas me “armikun e padukshëm”

Në Karantinë: Edhe, një Ibrik me raki rrushi:

Dy shtamba Katundi me verë të Mikes Di

Rrezitje me Hënën Drapër. Vitaminë H...

Dhe Poema e egër nga Pano Taçi)

Paprtitmas, një ditë mbeta pa raki rrushi

Dy shtambat e hazdisura të Mikes Di.

Një javë, gati ngriva akull përsëgjalli

Natën e gjatë mes xhindeve, në shtrat.

Herët, u zgjova. Ditën e Nesërme i shtova

Vaksinës: Një Ibrik raki rrushi. Dhe, Ato:

Dy shtambat e hazdisrura të Mikes Di.

Mu kujtua poema e egër e Pano Taçit

Panairin e Librit Tradicional, në Tiranë:

Që, ma dha mua për mendim artistik si mik.

A, t’ia dorëzojë, Sali Berishës: President shqiptar

Pasdite, kur të vijë në vizitë në Panairin e Librit?

E lexova poemën më këmbë. Dhe, më pëlqeu

Pano Taçit, nuk i dilte dot pensioni i burgut:

As për kurva. As, për bukë. Edhe, pse moti kohë

E kishte shitur shtëpinë lirë, vetëm për një Xhadi.

I thashë: Pasi e lexova poemën e shkruar me spermë

Dikur në burg. Tashti, në Liri me Parti Demokratike:

Ia jep vetë Sali Berishës, në Panirin e Librit Shqiptar.

Edhe, Pano Taçi; Poet turr, nëpër Panairin e Librit

Ia dorëzoi Salës, President: Poemën e egër të burgut

Gjithë jetën hekurave. Dhe, Liri, shkruar me spermë.

Përçudi, pas pak kohe: Poetit burgut, Pano Taçit

Iu rritë pensioni për kurva. Dhe, fitoi një Ҫati...

(Edhe Poezia e Kalosh Ҫelikut e egër Sot me Covid -19)

As, Mua: Nuk më del pensioni për Gra besnike

As për sapun: Laj duart me raki rrushi. Veten?!

Pamarrë, pasurinë e Babait: Arat, livadhet. Malin.

Dy shtambat e hazdisura me verë të Mikes Di:

Luftë, Sot i shpalli “armikut të pabesë”. Qeverisë.

Dhe, poezisë Sime me Covid -19 -të. Që, përditë

Përnatë. Ditën pas Ҫuke, në pusi delë pa maskë.

Te “Parku i Grave”. Dëllinjave, përkarshi Kuvendit

Gratë besnike: Përçudi, ikin nga Unë dy metra larg?!

Edhe, pse: “Shpëtimtari” i shqiptarëve jepë deklarata:

Akuzon Jugosllavinë: Sot, na ndau me Bullgarinë?!

Dhe, jo: Shokun TITO. Mik, besnik i Shqiptariëve!

“Abazi” Fushës: Dhentë i ka nxjerrë në “Bit-Pazar”:

Me këngë popullore legjendare “Patriotë kuqezi”.

“Dhentë e mia, kush i do

Se, nuk jam i zoti më për to.

E, do të loz me Miken -o!”...

Miken -o, me Dy shamikuqe për brezi

Nyje, lidhur anësh dizge. Xhadinë -o.

Kalosh Ҫeliku, thotë: Lozni me miken -o

Po, jo me Miken, e Kalosh Ҫelikut -o....

(Sot as Ҫmimin NOBEL nuk e dua në Shtëpi)

Përsëgjalli, i mora disa Ҫmime letrare

Nuk ka problem fare, sa para. Famë:

Vendlindje, Shqipëri. Dhe, Kosovë.

Edhe, në disa shtete arti, në Evropë.

Nuk mora Ҫmime letrare shtetërore

As “maqedonase”. As, “shqiptare”:

I marrin, dudumët shkrimtarë “shqiptar”.

Rrufjanët, që ende u turren me të katra

Veten, e shesin: Një torbë taxhi përqafe.

As, Ҫmimin NOBEL, Sot: Dinamitin

Jo, Pasuri me qindra mijëra dollarë:

Nuk e dua “haram” në Shtëpinë e Babait.

E kam shaluar Lapsin me Dy Tyta

Arratisjes të politikanëve, në Qeveri.

Nuk ka problem. E mora Ҫmimin

E Madh Letrar të Babait - Kaçak Mali:

Miljona dollarë për poezi erotike. Kurva.

Që, Sot, nuk i mbulon Shteti “demokatik”

Pasuri, marramendëse Atdhetare Shqiptare.

Miljona dollarë Fshatit Kuqezi, në Katund

Sot, ende në Luftë: E gëdhinjë jetën. “Liri”.

Ara, livadhe. Kopshte. Dhe, Malin me lisa

I shita për libra. Gra. Dhe, Shtëpi në Shkup.

Raki rrushi. Dy shtamba me verë të Mikes Di.

Kizën: Unë Poeti, pas Ҫuke ua futa ferrave.

Tinëz, na mbinë arave. Tek, Pragu i Shtëpisë.

I mbolla arat e Babait me farë Atdheu:

Biblioteka. Shkolla. Dhe, Mëmëdheun...

(Ditën e 28 Nëntorit Madh 2020raki rrushi piu celulari Im)

Mes poezive. Rebele, me Covid -19

Përçudi?! Celulari im kishte vdekur.

Gjithë Natën e Lume kishte pi raki rrushi:

Dhe, Dy shtmba me verë të Mikes Di?!

E, Unë Poeti: Ende, isha gjallë në Shkup.

Djali, më paraqitet në telefonin tjetër

I them: ka vdekur. Ka pi raki rrushi.

Vetëm Unë, ende kam mbetur gjallë

Dhe, Ky telefon me Covid -19 -të:

Sot, do të dalim te “Parku i Grave”...

(Dhe në fund: Kalosh Ҫeliku heshtje artistike poetike)

Edhe, kam pasur në Jetë Gra besnike

Punemadhe: Te, “Parku i Grave”?!

Pakrëndësi, ka: A, janë “maqedonase”

Shqiptare. Turke. Vllehe, apo, rome:

Diskoklubeve, ende dhe sot Jugosllave.

Hazdisura keq me vitaminë D. Xhadi:

Kur, këngëtari popullor u thurë Ditën

Këngë dashurie: “Ulu mal të dalë Hana”!

Unë, them Ndryshe: Vitaminë H. Mal

Drapër, që korrë ende livadheve ferra.

Dy shtambat me verë i kisha me Vete

Megjithatë, e pakalueshme Zonja Di:

Ende, mbeti Muzë poetike mes poezive.

Mëkot, rrezitem me Hënën e plotë mbi Mal

Kohë Pandemie. Covid -19, në Shkup:

Hëna Drapër, edhe Ajo mbi Ҫelëvjollcë”

Pasmesnate, më sulmon me Vitaminë H...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat