Mark Twain: Më keq se vetmia është kur një person nuk ndihet rehat me veten e tij

Kultura

Mark Twain: Më keq se vetmia është kur një person nuk ndihet rehat me veten e tij

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:34
Mark Twain

Sot shënohet 185 vjetori i lindjes së shkrimtarit amerikan Mark Twain.

Krijimtaria e tij e pasur si shkrimtar, botues dhe lektor e bënë që të cilësohej nga William Faulkner si “Babai i Letërsisë Amerikane”.

E gjithë vepra e Mark Twain inspirohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht  në përshtypjet e tij nga udhëtimet, kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme, narracionet satirike të ambientura në Mesjetë dhe Rilindje.

Në datën e lindjes së Mark Twain, ju sjellim thëniet e tij më të famshme:

Dy ditët më të rëndësishme të jetës suaj janë dita kur keni lindur, dhe ajo që e kupton pse

Problemi me këtë botë nuk është se njerëzit dinë shumë pak, por se dinë kaq shumë gjëra që s’qëndrojnë.

Kur miqtë tuaj fillojnë të të lavdërojnë se dukesh i ri, kjo është një shenjë e sigurt që je duke u plakur.

Karakterin e njeriut mund ta mësosh nga mbiemrat të cilët ai zakonisht përdor në bisedë.

Rrudhat duhet thjesht të tregojnë se nga ka kaluar buzëqeshja.

Mund të mësoj çdo person se si të arrijë atë që do në jetë. Problemi është se nuk gjej asnjë që di se çfarë do.

Njeriu që nuk lexon libra nuk ka përparësi nga njeriu që nuk mund ta lexojë.

Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje të fjetur: Kjo është jeta ideale.

Më keq se vetmia është kur një person nuk ndihet rehat me veten e tij.

Unë kurrë nuk e kam lejuar shkollën të përzihet me edukimin tim.

Në moshën 50 vjeç, njeriu mund të jetë budalla pa qenë optimist, por kurrë optimist pa qenë budalla.

Liria është e drejta t’u thuash njerëzve atë që ata nuk duan të dëgjojnë.

Diçka ‘klasike’: Një libër që njerëzit thonë se e pëlqejnë, por ata kurrë nuk e lexojnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat