Dëshmitarët e Jehovait përfunduan fushatën mbarëbotërore

Kultura

Dëshmitarët e Jehovait përfunduan fushatën mbarëbotërore

Nga: Angelo Marcalli Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 19:17
Botimi i shtypur dhe elektronik i Kullës së Rojës me temën : Çfarëështë Mbretëria e Perëndisë u shpërnda gjat një fushate mbarëbotërore në nëntor(Foto: JZ)

Gjatë gjithë muajit nëntor2020,Dëshmitaret e Jehovait morën pjesë në një Fushatë mbarëbotërore në shpërndarjën e numrit të Kullës së Rojës me temën ``Çfarë është Mbretëria e Perëndisë``? Për shekuj me radhë shumë njerëz nga fe të ndryshme kanë kërkuar përgjigjen për këtë pyetje.

Revista u shpërnda përpublikune gjerë,për firmat, për përfaqësuesit të autoriteteve lokale dhe kombetare. Edhe Dëshmitaret e Jehovait në gjuhën shqipe në Zürich morën pjesë në këtë fushatë. Për të respektuar masat mbrojtëse për shëndetin, revista u shpërnda me anë të postës ose në formë elektronike.

Shumë persona lutën që të vijë Mbretëria e Perëndisë. Por pyesin veten, çfarë është kjo Mbretëri, kur do të vijë dhe çfarë do të bëjë?Revista shpjegon si t’i gjejmëpërgjigjet për këto pyetje lehtësisht në Bibël. Dëshmitarët e Jehovait janë të sigurt që premtimet biblike lidhur me Mbretërinë e Perëndisë do të sjellin ngushëllim dhe shpresën për të jetuar në një botë pa vuajtje.

Versioni elektronik i kësaj reviste është përkthyer në 369 gjuhë dhe është në dispozicion tek siti zyrtarë i Dëshmitarëve të Jehovaitjw.org ( nën rubrikën Bibliotekë > Revista )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat