Për shpëtimtarët mashtrues dhe pushtuesit fitimtarë!…

Kultura

Për shpëtimtarët mashtrues dhe pushtuesit fitimtarë!…

Jusuf Buxhovi Nga Jusuf Buxhovi Më 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:40
Kopertina e librit

Sapo hymë në Dushkajë dhe, këtë e hetova nga gurgullima e ujit të Erenikut kur e kaluam lumin, m’u qepën mendimet rreth kryqtarëve Normanë, tek te cilët kishim varur shpresat se me ardhjen e tyre mund na hiqej qafe lufta e kryqit me kryq. Ato po më ngatërroheshin me pamjet e shkëputura të Temepelarëve, që kishin zënë vendin e tyre dhe po përgatiteshin për kryqëzatën e re jo për ta shpëtuar varrin e shenjtë, siç thoshin Normanët, por për ta marrë Qendrën e kryqit nga ortodoksët, meqë,sipas tyre, bënin hile me osmanët në dëm të botës katolike...

Në ato hakërrime, seç m’u kujtuan fjalët e të parit të Normanëve, kur të Ura e Shenjtë e prita me kurorën e dafinës dhe i tregova për paqen që na mungonte nga lufta e kryqit me kryq dhe zezonën që na kishte mbërthyer nga ajo ndarje, dhe ai me tha se do kthente kryqin e dikurshëm, atë të përbashkëtin, por me emblemën e Normanëve.

Nga ai çast e pata të qartë se fillonte koha e një pushtimi të ri, që nuk vonoi dhe kjo u pasqyrua me dërgimin tim në Kështjellën e Pashtrikut pasi kishin marrë pëlqimin e kundërshtarëve të mi, të gatshëm për çfarëdo vasaliteti, që u ofronte sado pak pushtet.
Kryqtarët Tempelarë e dija se vinin si pushtues. Këtë ma kishte ba të ditur prifti tebdil që kishte ardhur ditë më parë në kështjellë dhe me kishte thënë se principata ime me gjithë ato që kishte duhej t’u vihej në shërbim kryqtarëve që ta merrnin qytetin e shenjtë nga ortodoksit e pabesë. Pra, Normanët vinin si fitimtarë-pushtues dhe këtë nuk e fshihnin. Për ta nuk vlenin më as vasalët dhe sherbëtorët e shumtë. Ata krëkonin nënshtrim të plotë para kryqit të tyre, që duhej të ishte i vetëm.

Sigurisht se po ta pyesja Mikelin plak, i cili vazhdonte me ato çapuritjet rreth fronit që me priste dhe shpresës së pas largimit të Normanëve vendi mund të kthente mëvetësinë e dikurshme, se cili është dallimi midis atyre që kishin ardhur si shpëtimtarë, me plot premtime dhe ishin kthyer në mashtrues dhe të tjerëve që vinin si fitimtarë, por që ishin pushtues të rinj, do ta merrja atë përgjigjen e pritshme se pushtuesit fitimtarë ushqenin mllefin, që një ditë mund të shpërthente si kryengritje apo rebelim, ndërsa shpëtimtarët mashtrues – me anën e vasalëve që i mbanin në pushtet dhe i shfrytëzonin si t’u duheshin, ushqenin atë mashtrimin e përhershëm të njëjtë me atë sëmundjen e pashëtueshme...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat