N’për hënë t’përcolla

Kultura

N’për hënë t’përcolla

Nga: Ramiz Spahiu Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Ramiz Spahiu

N’për hënë t’përcolla deri te shtëpia

Ishte dimër, ftohtë, akull, natë

U lodhëm tek ecëm n’përpjetëzën e gjatë.

Ndaluam t’pushojmë ashtu në këmbë

Në një qoshe t’rrugës ku s’pati hënë, as drita

Aty ku herë tjera të prita.

Mbështete kokën ti, në gjoksin tim, në mua

Mbahesha un’ prej teje, prej beli

Askush s’ish andej, s’ndjenim ftohtë asnjëri.

S’lëviznim dot as unë, as ti

Ashtu statujë, rrinim aty

Qëndronim ngjitur të dy bërë një.

Dhe s’di ç’t’kam thënë

S’di si t’kam lënë

S’di si u ktheva pa ty n’për hënë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat