Varka e braktisur e quajtur Kosovë!

Kultura

Varka e braktisur e quajtur Kosovë!

Nga: Dibran Demaku Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 09:33
Dibran Demaku

Kosova e këtyre ditëve ka mbetur si ajo varka e braktisur në mes dallgësh pa timon dhe pa timonierë. Dallgët e tërbuara e përplasin se në një breg në tjetrin.

Zëvendëstiminierët nuk kanë as forcë e as dije që ta nxjerrin varkën e braktisur nga dallgët. Ata janë tejet anemik dhe të brishtë për një punë të tillë. Andaj është koha e fundit që ata që në Kosovën e sotme merren me politikë të ulen dhe të bisedojnë dhe të caktojnë datën e re të zgjedhjeve për timonierët e rinj.

Të gjithë ata politikanë që ëndërrojnë se do zgjidhen në pozitën e timonierit të varkës së braktisur të quajtur Kosovë, janë ose ëndërrues të papërmirësueshëm ose lakmitarë grykës, të cilët më shumë se për fatin e vendit të tyre mendojnë e punojnë për vete. Këta ëndërrues të papërmirësueshëm ndryshe do të mund ta quheshin egoistë të përjetshëm.

Kjo varkë e braktisur në mes të dallgëve që emrin e ka Kosovë, e ka një fat të madh që në gjiun e vetë e ka KFOR-in, përndryshe valët e egra do ta përmbysnin pamëshirëshëm!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat