Themeluesi i Kosovës dhe arkitekti i Pavarësisë, ish-President Rugova sot ka ditëlindjën e 76-të

Kultura

Themeluesi i Kosovës dhe arkitekti i Pavarësisë, ish-President Rugova sot ka ditëlindjën e 76-të

Nga: Fatmir Bajraj Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 19:34
Fatmir Bajraj

Sot edhe Zoti e di ! Rilindasi i fundit, Rilindësi i Dardanisë Antike -Kosovës, Babai i Kosovës së lirë e sovrane, Arkitekti i pavarësisë së Kosoves, Themeluesi i Kosoves: shtet sovran dhe demokratik, Ai që bekoj Kosovën dhe shqiptarët me vepren e Tij jetësore. Sot ka Ditëlindjën e 76-të.

Urime Ditëlindja, i dashur President Rugova, por sot bashkë me urimin, ndaj shqetësimin tim dhe jo vetëm, për trojet e Arbërit, për Dardaninë Antike, për Kosovën dhe shqiptarët të cillët i bekove me veprën jetësore.

Sot s'jemi ashtu si deshe! Sa më shumë ikën koha nga momenti i përjetësimit Tënd, aq më larg jemi vizionit tuaj vizionar & profetik. Tanimë, koha s'punon më për Neve, ajo është kthye kundër nesh, ngase as vetë më s'punojmë për vete, por për armiqët tanë. President!

Llapi është bërë i kuq, i dha besimin atyre të cilët Ty të mohuan e të luftuan, i dha besimin dhe mbeshtetjën atyre të cilëve fërkuan duart nga ekzaltimi kur n'a e vranë, Enver Malokun, Ejup Visokën e Xhemajl Mustafën, biles e votuan edhe atë që ka dorë në vrasjen e Xhemës e tentim atentatin ndaj Fetah Rudit.

President hstorik, Dr.Ibrahim Rugova! Neve, brezi i Republikës, do të bëjmë t'pamundurën që t'ruajmë identitetin tonë historik, nacional e kulturor të kultivuar ndër shekuj e breza, - Do ruajmë e kultivojmë, orientimin tonë të lashtë, euro-përndimor dhe Pellazgo-Ilir, - Do ruajmë dhe kultivojmë me fanatizëm, vizionin Tuaj për Kosovën dhe shqiptarët n'Gadishullin Ilirik, - Do ruajmë dhe thellojmë miqësinë dhe bashkpunimin me aleatët tanë n'krye me Amerikën, lidhje këto të cilat i bekove Ti, me vepren kolosale n'sherbim t'lirisë dhe ri.bërjes së atdheut, Republikues së Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat