Ligji mbi gjuhën

Kultura

Ligji mbi gjuhën

Nga: Dibran Demaku Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 17:26
Dibran Demaku

Në këtë pështjellim politik dhe ekonomik në të cilin gjendet vendi, së bashku edhe me Pandeminë, mbase dikush mund të mendojë se do të ishte luks të kërkohet të miratohet një ligj i posaqëm për gjuhën, nga Kuvendi i Kosovës.Megjithate është mendim i shumë intelektualëve si brenda dhe jashtë Kosovës që Kuvendi ta miratojë sa më parë Ligjin për gjuhën shqipe. Një ligj i tillë do të duhej të ishte miratuar vite më parë, por edhe tash nuk është vonë. Një shprehje popullore thotë më mirë vonë se kurrë.

Kosova e pas luftës u vershua me lloj-lloj universiteti publik e privat, nga të cilët dolën kuadro me diploma universitare edhe të tillë që nuk janë në gjendje ta shkruajnë një lutje të thjeshtë qoftë për punë apo për ndonjë çështje tjetër. Edhe më keq se kjo ndodhi me mjetët e informimit, me gazeta, radio e televizione publike e provate. Dhe në ato gazeta, radio e televizione punojnë gazetarë (gazetarë u thënqin) të cilët shkruajnë e flasin me gjuhën e gjysëmanalfabetëve. E kanë bastardhuar gjuhën shqipe deri në atë masë sa nuk dihet më cila është ajo!...

Prandaj, që të shpëtojë ajo që mund të shpëtohet nga gjuha jonë, duhet që urgjentisht qeveria ta hartojë ligjin për gjuhën, ndërkaq kuvendi ta miratojë atë ligj me urgjencë të përshpejtuar!

Jemi bërë gazi i botës me bastardhimin e gjuhës. Të vjen të vjellësh kur e dëgjon se si flet një profesor universitar e lëre më një politikan, qoftë ai deputet apo ministër?!

Mbase ka ardhur koha që të gjithë ata që nuk dinë të flasin e të shkruajnë drejtë gjuhën shqipe, qofshin ata politikanë, profesorë, gazetarë (sidomos gazetarët që janë përditë në kontakt me publikun) të dërgohen në shkollë për mësimin e gjuhës shqipe!...

Ai që nuk di të flasë e të shkruajë drejtë kot i thotë vetës se është intelektual e patriot?!

Çfarë intelektuali e patrioti është ai që nuk e di gjuhën e nënës dhe atdheut të vetë?!...

Të gjithë duhet ta kenë të qartë se gjuha dhe vetëm gjuha është ajo që i dallon kombet nga njëri-tjetri.

Shqiptarë të Kosovës, kudo ku jeni, në atdhe e diasporë mësojeni gjuhën e nënës dhe të atdheut, përndryshe kot i thoni vetës shqiptarë nëse nuk dini ta shkruani e flisni atë si duhet!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat