Detit...

Kultura

Detit...

Marjeta Shatro Rrapaj Nga Marjeta Shatro Rrapaj Më 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:04
Ilustrim

Në breg të detit luaj si fëmijë

mbi kokë qielli, kurorë dielli,

gjatësi valësh prehur shpirtit tim

në pafundësi humbet shikimi.

Paqe, në kufijtë e horizontit,

gjelbërim i shenjtë ishullit,

Era ngatërrestare trazon flokët,

e deti shpërthen në stërkala të bardha,

harruar pas teje, magjisë së thellë blu

dëshirës së heshtur, pragut të  fundvjeshtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat