Të lutem!

Kultura

Të lutem!

Marjeta Shatro Rrapaj Nga Marjeta Shatro Rrapaj Më 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:05
Ilustrim

Të lutem,

mos ma shkul zemrën,

mos ma përgjak ëndrrën,

mos ma pre gjuhën e heshtjes,

se ndihem pranë Zotit,

e mbrojtur në guaskën e detit,

jam pika e lotit të ngrirë në kapakët e syve.

Nuk gënjehem më me fjalë nanuritëse

se besoj vetëm në peshën reale të fjalës në peshore

e kuptoj shumë mirë mashtrimin optik të botës virtuale,

por jam e pafuqishme si qenie

dhe zhgënjehem nga natyrat egoiste të çuditshme,

ndaj preferoj më mirë vetminë e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat