“Dhoma pa libra është si trupi pa shpirt”

Kultura

“Dhoma pa libra është si trupi pa shpirt”

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:22
Foto Ilustrim

Thënie nga Ciceroni

Jeta e të vdekurve është në kujtimin e të gjallëve.

Dhuna është drejtësi sipas shtazëve.

Dhoma pa libra është si trupi pa shpirt.

Liria nuk është të kesh një pronar të drejtë, por të mos kesh asnjë pronar.

Qytetari i mirë nuk mund të tolerojë që në vendin e tij të ketë një pushtet që pretendon të jetë mbi ligjin.

Edhe jeta e shkurtër është mjaft e gjatë nëse jetohet me virtyte dhe nder.

Duhet ngrënë së bashku një thes me kripë, para se të mund ta quash tjetrin mik.

Uria është shija e ushqimit.

Duhet të jemi shërbëtorë të rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat