Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2019, shpallen kandidatët

Kultura

Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2019, shpallen kandidatët

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:23
Foto Ilustrim

Në kuadër të organizimit të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2019 juria ka bërë publike emrat e kandidatëve të nominuar për këto çmime.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha sot se “ndarja e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2019 është afër. Prej muajsh juria po punon mbi krijimtarinë letrare të një viti dhe tashmë kemi pesë finalistë për çdo kategori: Roman, poezi, tregim, ese, letërsi e përkthyer dhe letërsi për fëmijë”.

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë , Roman

Luan Starova “Emigrimi i ngjalave”

Mira Meksi “Diktatori në kryq”

Ylljet Aliçka “Metamorfoza e një kryeqyteti”

Bashkim Shehu “Triptiku I magjistarëve”

Preç Zogaj “Anjeza nuk u zgjua”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë , Poezi

Arian Leka “Hartë memece për të mbyturit”

Skënder Buçpapaj “Imgur”

Aleksandër Çipa “Deti nuk ka porta”

Denata Ndreca “Kohë e mohueme”

Alisa Velaj ”Shtjellë reje dhe shtjelle zjarri”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë , Tregim

Agron Tufa “Kur këndonin gjelat e tretë”

Ana Kove “kambanat e së dielës”

Dhimitër Anagnosti “Ulliri, pema e dhimbjes”

Romeo Çollaku “Mikrobus dhe tregime të tjerë”

Majlinda Rama Nana “Arzoe”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë , Esse

-Matteo Mandala, “Arbërishtja në rrjedhë të shekujve”

-Petrit Palusha “ Kukësi në 79 ditë, pranverë 1999”

– Ardian Vehbiu “Gjuha e thyer, gjuha që thyen”

-Tonin Çobani “Tri esse”

– Pirro Prifti “Kombi shqiptar, univers historic dhe fetar”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë , Letërsi e përkthyer

Llambro Ruçi “Iliada”

Mira Meksi “100 vjet vetmi”

Romeo Çollaku, Alket Çani “Jorgos Seferis”

Korab Hoxha “Tetori në vagon”

Bujar Hudhri “Vegjetariania”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë , Letërsi për fëmijë

-Shkëlzen Zalli “ Kartolina e Zileve”

– Viktor Canosinaj “Elefantët shtamba”

– Fatmira Gjestila “Edhe pëllumbat qajnë”

– Alma Zenellari “Një libër për yjet”

-Iliaz Bobaj “Bota është sa nëna ime”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat