Dhuna në familje dhe pasojat e saj tek fëmijet dhe të rinjtë

Kultura

Dhuna në familje dhe pasojat e saj tek fëmijet dhe të rinjtë

Nga: Valentina Aliqkaj-Prelvukaj Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 23:05
Valentina Aliqkaj-Prelvukaj

Një prej fenomeneve më shqetësuese e cila po ndodh në shoqërinë tonë është dhuna e cila po shfaqet në familje, dhe kjo gjë po ka një ndikim të madh, gjithashtu edhe mjaft negativ tek fëmijët. Si fëmijët ashtu edhe të rinjtë të cilët ekspozohen ndaj dhunës e cila shfaqet në familje apo janë viktima të abuzimit fizik, mund të kenë problem serioze afatgjata si në shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor, kështu duke përjetuar dëme emocionale dhe sociale e cila mund të ndikojë në zhvillimin e tyre, mund të humbasin aftësinë për të pasur ndjeshmëri ndaj të tjerëve, mund të ndjehen të izoluar shoqërisht apo edhe të paaftë për të bërë miq. Ketë fenomen mund ta quajmë si një nevojë për të pasur kontroll mbi tjetrin.

Shpeshherë personat e dhunuar besojnë se dhuna nuk do të ndodh më, për shkak të abuzuesit i cili shpreh keqardhje dhe duket si i penduar për atë çfarë ka bërë, mirëpo dhuna ndodh përsëri, gratë e dhunuara në familje kanë frikë për tu larguar për shkak të pasojave që mund ti kenë, kështu janë të detyruara që të përballen me dhunën.

Është shumë shqetësuese për fëmijën që në familje të shoh dhunë, ata mund të ankohen për dhimbje barku apo edhe shqetësime të tjera si mos fjetja e mirë, të qenit në stres gjatë gjithë kohës, frikë si dhe vështirësi për tu ndarë nga prindi i dhunuar. Përderisa tek të rinjtë reagimet e tyre mund të jenë: shfaqje e agresivitetit, përdorim i dhunës për zgjedhjen e problemeve, kopjimi i sjelljes që shohin brenda familjes e deri tek përdorimi i drogave dhe alkoolit. Vajzat shqetësimet e tyre në të shumtën ë rasteve nuk i shprehin, kështu duke u ndjerë të dëshpëruara, disa prej pasojave tek to mund të jenë: ngrënie e çrregulluar, marrja e mbidozës, gjithashtu vajzat e cilat ekspozohen ndaj dhunës kanë më shumë gjasa të kenë një person abuziv si partner në jetën e tyre.

Dhuna apo abuzimi përfshin çdo lloj keqtrajtimi i cili ndodh si në një marrëdhënie apo edhe midis të rriturve dhe adoleshentëve, dhuna dhe abuzimi ka prekur një gamë të gjere duke shkuar kështu në 2 milion gra dhe rreth 800.000 burra duke rezultuar kështu shpenzime të shumta për kujdesin shëndetësor, pastrehë, plagosje apo edhe vdekje. Viktimat të cilët ju ushtrohet dhunë nga partneri i tyre thuhet se janë të prekur nga depresioni, ankthi, apo edhe përdorimi i substancave të ndryshme.

Ndërsa abuzimi i ushtruar te gratë shtatzëna ka rezultuar me lindje të parakohshme si dhe duke pasur fëmijë më peshë të ulët. Edhe pse nuk mund të themi se ka ndonjë shkak për dhunën në familje, gratë të cilat janë të përfshira nga dhuna zakonisht kanë për partner meshkuj që abuzojnë me drogën, janë të papunë apo janë të prekur nga varfëria.

Nëse dhuna është e pranishme në familje nuk duhet pritur që të ketë një situatë emergjente, mirëpo duhet kërkuar ndihmë apo flisni më një person të besuar kështu mund ta shihni që nuk jeni vetëm dhe keni mbështetjen dhe përkrahjen e dikujt. Disa këshilla që mund ti jepen një personi të abuzuar mund të jenë: gjeni një vend të sigurt për të biseduar, shprehni shqetësimet për diçka që keni vërejtur, dëgjoni në mënyrë aktive personin pa e ndërprerë për atë që e thotë, jeni i sinqertë. Dhuna në familje sa vjen e rritet andaj ta luftojmë sa më shumë këtë dukuri negative, duke ofruar shërbime për parandalimin e saj, duke e lajmëruar rastin në polici, duke i mbrojtur viktimat e dhunës në familje apo edhe ndjekur penalisht dhe dënuar kryerësit e saj. Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar atë me frikë dhe shqetësim, andaj ta jetojmë duke vlerësuar veten dhe besuar se mund ta arrijmë atë që duam pa pasur nevojë ti kemi afër vetes persona negativ dhe toksik të cilët sjellin tek ne përveç se sjellin dhunë gjithashtu edhe pasoja mjaft të rënda në familje.

Autorja - psikologe

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat