Piktura e artistes nga Kosova bëhet kartëpostale në Tajlandë

Kultura

Piktura e artistes nga Kosova bëhet kartëpostale në Tajlandë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 10:34
Piktura e artistes nga Kosova

Tanimë është dëshmuar se arti depërton përtej kufinjve dhe së fundmi Mimoza Rraci na bindi edhe një herë për këtë.

Artistja e re kosovare ka realizuar kohë më parë një vepër artistike, në të cilën shfaqet një mjeke që në maskën e saj ka flamurin e Kosovës.

Përderisa tanimë personali shëndetësor në mbarë globin është kthyer në kategorinë që më së shumti kemi nevojë, Tajlanda ka vendosur ta vlerësojë punën artistike të Rracit.

Mimoza ka bërë të ditur se ambasada e Kosovës në Tajlandë ka vendosur t’i falenderoj kontributdhënësit shëndetësor duke përdorur veprën e saj si kartëpostale.

“Cfare ndjesie, Ambasada e Kosoves n’Tajland permes punes sime falenderon heronjet e 2020tes”, ka shkruar Rraci.

Rasti i Mimozës dhe shumë artistëve të tjerë na bëjnë të ditur se arti është përfaqësimi më i denjë i yni.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat