Poezia lindi nga muza frymëzuese, jo nga lyra instrumentale greke

Kultura

Poezia lindi nga muza frymëzuese, jo nga lyra instrumentale greke

Nga: Sulejman Mehazi Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
Sulejman Mehazi

Çfarë padrejtësie ndaj POEZISË, çfarë gënjeshtre teorike e estetike i kanë  sajuar kësaj mbretëreshe të artit letrar, se origjina e saj është nga instrumenti vjetër grek Lyra? Çfarë instrumenti o dashamirë të poezisë, jo, jo origjina e saj s'është instrumentale materiale e ndërtuar prej drurëve Lyra greke, por është ritëm shpirtëror, metafizikë mistike imagjinare, origjina e poezisë është imagjinata, gjerësa imagjinata rrjedhën e ka nga Muzat. Pra, POEZIA lindi nga Muzat frymëzuese, jo nga Lyrat greke që  mund t'i konsiderojmë si ndërmjetësues, interpretues, apo përçues të Poezisë ndaj Muzës frymëzuese.

Logjika e shëndoshë thotë:

Lyra lindi prej këngës, kënga prej poezisë, poezia prej Muzës frymëzuese.

Lyra lindi prej Poezisë jo Poezia prej Lyrës.

Po origjina e epikës, origjina e saj mos është nga ndonjë instrument i vjetër grekë epos...???

Poezia është pemë shpirtërore e kurrsesi lyrë që rritet në zemër, e frytet i jep me shprehje stilesh të ëmbla e të shijshme gojore.

Pyetje poezisë?

E pyetën poezinë: "Ku është banesa juaj?

Ajo përgjigjet: "Në zemrat e pastërta."

Me se ushqeheni?

"Me frymëzime të zjarrta."

Prej nga e merrni forcën tuaj poetike?

"Nga përjetësia", përgjigjet poezia."

Justifikimi apo kodi i frymëzimeve poetike

Justifikimi apo kodi poetik i frymëzimeve është çmenduaria. Fatkeqesisht duan apo s'duan ta pranojnë, gjithë poetët kanë sëmundje të pashërueshme psikike. Prandaj miq të dashur, lexoni poezitë e poetëve me kënaqësi, por mos i ndjekni e mos shkoni rrugëve të tyre se do çmendeni dhe ju!

Poezia si duron elozhet lavdëruese

Vendbanimi i poezisë është në zemër e shpirt jo në tubimet manifestuese klanore të përkohëshme.

Poezia s'i duron elozhet lavdëruese poetike ajo vetëvetiu nderohet e respektohet, ajo se duron lavdin, pasi vetëvetiu është e lavdëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat