Këndvështrim

Kultura

Këndvështrim

Nga: Atdhe Geci Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 18:38
Atdhe Geci

Hera-herës hyjë ëndrrës sime, larg

pasqyrës që ajo të më sheh, shpirt,

nga ndjenjë dashurie më vjen poezia

me lot dhimbjesh, e me lot prehjesh.

Tëra poezitë tek unë kanë mendje,

kanë frymë, vetëdije e nënvetëdije

janë shpërthime muzash me duar të

buta të fjalëve dhe shkronjave! Fjala

në art, është e pamatshme së thelli…

Roganë, unë kam nevojë për ty, për

ajrin dhe zambakët e kopshtit tënd

për 3 zemrat tua natyrore, kam mall

që edhe njëherë të ngjitëm Brijës,

dhe të dremitem kopshtit me mollë.

Tërë zogjve të Roganës ua di foletë,

ua di dhomat e tyre nëpër degë, ua

di foletë zogjve të dashurar e t´fejuar

nëpër pemë zogjtë i bëjnë dasmat!

Hera-herë fluturoj me ëndrrat e mia

hapësirave kah fluturon shqiponja

s´më intereson kush është zotëri as

hajdut, librat ende kanë lot faqeve;

vendlindja ime këtë zemër më dha

në Roganë asgjë s´duhet të harrohet!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat