Harrim…

Kultura

Harrim…

Nga: Marjeta Shatro Rrapaj Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:07
Marjeta Shatro Rrapaj

Harrohet shpejt

rastësia e pakuptimtë

e pafajësisë së padëshiruar

në dimrin e nëmur

me braktisje si ndëshkim...

 

Mos më pyet

Mos më pyet si ndihem

kur më fyejnë me fjalë,

më mbyt dëshpërimi,

më pushtojnë mendime të errëta.

 

Më humbet shpresa

tretem prej ankthit

Harroj të jetoj,

Zbehem

 

Venitem dalëngadalë

nga pesha e rëndë e fjalës,

derisa mësohem me të

e kuptoj se më është regjur lëkura...

 

Ja….

Ecim rrugëve të jetës

Në kërkim të shpresës së fshehur,

mes njerëzve të shtirur

të kësaj kohe të ftohtë

 

Ku frika fle nën lëkurë,

shpërfillur nga indiferenca

e vetëdijshme e qenieve plot mllef,

ku mendimet ankuese

 

Përkunden vështrimeve

të shoqërisë së vetmuar

që mban gjallë frymëzimin

te lulet e pafajshme të stinës

 

Kur zhdukin përkohësisht dhimbjet

e varura shikimeve si mjegull

në kurthin e kujtimeve

drejt të panjohurave

 

Në heshtjen e trilltë

të jetës së shprishur

në pritje të dritës

së diellit të dashurisë

 

që të ndrijë fatin tonë

përgjithmonë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat