Bahri Shyti, poet dhe rapsod i mrekullueshëm

Kultura

Bahri Shyti, poet dhe rapsod i mrekullueshëm

Nga: Baki Ymeri Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:32
Bahri Shyti

Rapsodi është një llojë intepretimi i këngëve nga "Eposi Kreshnikë" i epikës shqiptare.  Në fillim ky temë përdorej për këngëtarët e muzikës popullore që gjatë këndimit luanin edhe në sharki e lahutë. Me kalimin e kohës ky termë përdorej edhe për këngëtarë të këngëve kushtuar legjendarëve apo veprave të kreshnike. Rapsodët janë muzikantë të cilët nuk e kanë ushtruar profesionin e tyre në shkollë apo ente të ngjashëm edukative e arsimore dhe zakonisht ata këndojnë me ose pa pagesë në raste festash, në oda apo dasma. Ndër rapsodët më të njohur në nivelin kombëtar dhe krahinor kanë qenë:  Kosovë - Sali Bajram Krasniqi, Ismet Peja etj., Pukë - Vad Marashi, Lefter Çipa, Himaok Haxhia, Vlorë - Qazim Ademi, Prendush Gega. Selim Hasani, Mato Hasani, Xhebro Gjika, Rrushbull - Dervish Shaqa, Tropojë - Zef Avdia, Sokol Arifi, Pa caktuar:  Sali Mani, Azis Ndreu, Fatime Sokoli, Xhelal Daka, Agim Gashi. Aktualisht: Kosovë – Demir Krasniqi, Bahri Shyti etj., Shqipëri – Fatmira Breçani, Aurela Gaçe etj., Maqedoni – Bexhet Jagodini etj.

Bahri Shyti u lind në fshatin Oshlanë të Vitisë. Më 21 tetor të vitit 1995 emigroi në Trier të Gjermanisë, kurse tani jeton në Bayern. Trishtuese janë fotografitë e maltrettimit nga forcat terroriste serbe. Më 19 prill të vitit 1994, policia serbe e bënte një bastisje të familjes së vëllezërve Abdullah, Mustafë, Hamdi dhe Haki Shyti në Oshlanë, duke kërkuar armë si në kohën e kriminelit Rankoviq. Gjatë bastisjes, policia thyen dyer e orendi dhe i rrahën djemtë e Abdullahut, Patriotin dhe Bahriun. Këtë të fundit e lënduan aq shumë saqë duhej dërguar për mjekim në spitalin e Mitrovicës. Në spital e mbajtën për mjekim deri më 29 prill të vitit 1994. Në vlerësimin mjekësor të spitalit, thuhej se i lartpërmenduri duhet mjekuar për shkak të gjakderdhjes subkonjuktivale zë syrit zë djathtë, varrë muskuloze nën syrin e djathtë, grumbuj gjaku në shpinë dhe në të dy krahët, gjakderdhje në muskuj dhe në gishtat e këmbës së majtë.  Nga ky vlerësim medicinal mund të kuptohet  se Bahri Shyti është në një gjendje të topitur.

Këto fotografi i ka bërë publike nga kryetari për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Zt. Halit Barani. Ka themeluar shoqatën "Shqiponjat e Bayernit", me kryetar  Dr. Ibrahim Latifin. Vlen të ripërkujtojmë faktin se në vitin 1994, Bahriu ka qenë njëri ndër njerëzit më të të maltretuar në 6 mujorin e parë të të vitit respektiv nga policia serbe, kurse më 31dhjetor 1994 dhe 1/2 janar 1995, me fotografitë e tij ka demonstruar në Amerikë kundër dhunës serbe në Kosovë. Pas emigrimit në Gjermani, Bahriu ka themeluar grupin folklorik më 28 nëntor 2o14. Ka të shkruara mbi 40 këngë dhe është kantautor, pasi shumicën e tyre i këndojnë  vetë, kurse këngës së kënduar nga Shpëtim Kafexholli dhe Ukë Gashi/Mleqani (Na ke ba copa-copa), tekstin e ka bërë Bahri Shyti dhe momentalisht kënga është duke u kënduar në prova.

Bahri Shyti ka studiuar me korrespondencë Juridikun në Universitetin e Prishtinës, por nuk arriti të diplomojë si pasojë e situatës kur Kosova gjendej në pushtimin nazist të Serbisë terroriste.  Ka patur fatin të ketë për ligjërues disa emra të njohur juristësh kosovarë: Hajredin Hoxha, Hilmi Ismajli e shumë të tjerë.  Ka marrë pjesë në regjistrimin e një kënge në odën e "Shqiponjave të Bayernit” në korrik, në 10 vjetorin e shoqatës „Papa Klementi Albani” në Suedi, ku është edhe anëtar i saj. Në kuadrin e grupit folklorik „Shqiponjat e Bayerinit”, përveç tij dallohen. Hekrem Gjerdellaj, Bahtiar Bytyçi, Naser Peci dhe Hasshim Sahiti. Më 22 shtator 2019, e shohim në fotografi në përcjelljen e Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit, ku morën pjesë edhe shumë shqiptarë të cilët i prezantoi Shoqëria „Iliria” nga Mynheni, që ishin të pazëvendësueshëm e të mrekullueshëm, me këngë e me valle nga të gjitha trevat shqiptare. Në këtë festival morën pjesë këngëtarë dhe spektatorë nga mbi 40 shtete të botës.

Nga Redaksia e Radio "Zëri i Arbërit” në Norvegji, kuptojmë: Punën tonë serioze dhe me një përkushtim të veçantë e bënë edhe Arkivi i pasur i radios që nga programi i parë historik, i datës 2 Korrik, 2001. Për secilën ditë këtij Arkivi i shtohet nga një rreze dritë, emisionet e emituara, emrat e kontributi juaj. Pjesa e parë i kushtohet programeve të emituara brenda javës e cila mbetet pas nesh (kontributi juaj). Pjesa e dytë dëgjuesit mund të lajmërohen apo shkruajnë për vërejtjet e sugjerimet për programin e radios.

Pjesa e tretë dhe e fudit - emitimi i programeve të emituara, intervistave e thesareve me vlerë. Redaktor e përgjegjës i emisionit, Imri Trena. Më datën 17 gusht në qytetin Iliro-Dardan të Vushtrrisë, u bë promovimi i veprës së katërt të poetit, këngëtarit dhe veprimtarit Bahri Shyti. Pjesa e brendshme, zemra e kalasë së lashtë e këtij qyteti të bukur historik, ishte e përmbushur me dashamirë të artit, miq të shumtë të këtij njeriu zemërbujar nga mërgata e Kosova.

Ishin aty disa nga anëtarët e LSHKSH në Suedi me Zt. Hysen Ibrahimin, kryetari i Kuvendit Komunal i Vushtrrisë, përfaqësues të shoqatave tjera, Zt.  Berat Luzha si dhe një grup, dëgjues të Radio "Zëri i ARBËRIT" të cilët shkuan për ta nderuar vëllain tonë Bahri Shyti: Profesor Izet Krivanjeva, Rustem Xh. Seferi, Ali Mani, Lulzim Gashi, Muzafer Osmani etj.

Organizimi ishte i shkëlqyer dhe pa kurrfarë vërejtje, ku atë buzëmbrëmje gushti Kalasë së Lashtë të qytetit iu shtua edhe një gurë i çmuar, xhevahir. Mes pjesëmarrësve ishte edhe protagonisti librit të autorit, mjeku Zt. Ibrahim Latifi, anëtarët e Grupit Folklorik "Shqiponjat e Bayernit" etj. Pas përfundimit të promovimit, autori Bahri Shyti organizoi një darkë solemne për të gjithë të pranishmit në Mitrovicë, ku për mysafirët kishte edhe program të pasur kulturoro-artistik me këngë e valle deri në mesnatë. Zt. A. Trena thekson me atë rast: Faleminderit publikisht, Juve i respektuari Bahri, zonjës Miradie dhe familjes Shyti për mikpritjen Tuaj bujare! Në ndërkohë, në arkivin e Radio „Zëri i Arbërit”, u miratua intervista me Zt. Bahri Shyti, e zhvilluar më 24 nëntor, 2015, në një interval prej 150 minutash.

Mërgimtari

Vështirë do ta kishe Kosovë pa mërgimtarët

Vuajtjet e mjerimet t'i lexuan në ballë

Zemra ju rrah si ora e një muri

Qëndresa e ç'do njërit është qëndresë guri

Orvaten në jetë me hallet e veta

Ata e kuptuan ku qëndron e vërteta

Lëvizen me kohë nëpër vendet e botës

Për t'i sjellë lavdinë, kombit e Kosovës

Atyre u rrahë zemra në dy pjesë të ndarë

Njëra si mërgimtarë e tjetra shqiptarë

Atje për familje ,e për Kosovën prap

Shumë derdhen lot,e shumë derdhën gjak

Mërgimtari nuk heshti ai u ndie i gjallë

Furtunave të kohës duke u bërë ballë

Të menduam ndryshe por ajo nuk je

Nuk të duam ndarjen, por bashkim në një atdhe.

Shekujt me tradhti të këputen damarët e gjakut

Ato u tubuan në palën e bajrakut

Bashkë me flamur ato do vërshojnë

Tokën tonë të shtrenjtë, kuq e zi mbulojnë

Mërgimtari të erdhi për të bër nuse

Mbi kurorën e maleve dasmorët kalojnë

Robëria që pushonte mbi të tuat supe

Shqiponjat n'fluturim, për ty do t'luftojnë.

Ende po derdhen lotët e mallëngjimit

Dëshmorët që ranë,presin ditën e amëshimit

Sepse gjaku i tyre tokën e ka larë.

Përë të qenë e lirë Kosovë, nga jeta janë ndarë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve që kanë rënë në altarin e Lirisë! Mërgimtarë! Kudo që jeni, qofshi me nder dhe Ju priftë e mbara! Kombi im! Ndihu krenarë për mërgatën tuaj!

Ç'farë janë

Mall

Nder, e fjalë

Mundim, e flijim

Për komb

E atdhe

Të kam

E më ke

Burrë

Me plis,

E pa plis

Ti e din mirë

Kush është

Patriot

Kush më pis

Robërim

Me nam

E pa nam

Në kafaz

Të lënë

E vërtetë

Pse s'flet

Mos u bë

E turpshme

Helm për

Jetë.

 

Shumë jam lodhur

Thotë Çakorri shumë jam lodhur

Tremijë vjet shqip kam folur

Në këtë shekull kam rën n ‘mërzi

Se mësoi gjuhën e Malit të Zi

Tremijë vjet me ju u rrita

Kam zënë shtigje e kam zën prita

S'kam lejuar hasëm të dal

Kam qenë tokë për shqiptar

Por më hodhët si t' pander

Si një gjë të pa vlerë

Ruajuni shumë nga rrufeja

Burrë Drenice s'është M.Meha

Unë ju ruajta si sytë e ballit

Bashkë me mua ;Zanat e malit

Që këtu e kanë folenë

Nga këtu vështrojnë atdheun

Këtu t'gjithë fajtorë kanë mbet

Janë ministra e deputet

Që e ngritën për PO dorën

Me një gisht, copëtuan Kosovën.

Poezi, kushtuar Dr, Ibrahim Latifit,Kardiologut, specialistit, me vlera të veçanta në spitalin e Eggenfeldenit të Bajernit!

Ti je dora e Zotit

Ti je dora e Zotit

Që përkëdhel gjithësinë

Me ndihmën e tij

Ti shëron njerëzinë

Ai të udhëzon

Drejtë rrugës së ti

Se njerëzit e sëmurë

Kanë, nevojë për ty

Sa here të drejtohen

Na ngjall shpresat në jetë

Një ndërhyrje e juaj

Është mjekim i vërtetë

Në raste të veçanta

Jo rrallë na takojnë

E n' raste më të vështira

Ai din të na mbrojë

Ai prap na jep forcë

Ai prap na jep lumturinë

Na bekon për jetë

Dhe dorën na e shtrin

Ti je vet dora e Zotit

Që ç'do here përkëdhel

Helmin në këtë botë

Ti fare se mbledh

Engjëjt në këtë botë

Vetë Zoti i emëron

Nga dita e parë e jetës

Ai dhuratë i dërgon

Fatet e jetës

Janë dhuratë e tij

Dhuratën ma të bukur

Të dha vetëm ty

Ti je dora e Zotit

Tek ti gjejmë shërim

Ty të paçim për jetë

O Doktor Ibrahim!

Image
Bahri Shyti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat